AKU dhe TEDA Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nëpërmjet Drejtoreshës së Përgjithshme, znj. Blerina Gjylameti dhe TEDA Tirana nëpërmjet Drejtorit Ekzekutiv, z. Dritan Delija, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimit ekonomik.

​Kjo marrëveshje synon vendosjen e një kuadri të qëndrueshëm bashkëpunimi institucional për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, respektimin e kushteve higjieno-sanitare dhe zbatimin efektiv të legjislacionit në fuqi në territorin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik TEDA Tirana.

​Ky është një hap i rëndësishëm në krijimin e një klime të favorshme në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së konkurrueshmërisë dhe krijimit të një klime të favorshme për investimet.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme