Përfaqësues të GIZ zhvilluan një vizitë në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku prezantuan projektin për realizimin e vlerësimit të shtatë laboratorëve dhe identifikimin e nevojave specifike të secilit.
Ky proces synon përmirësimin e proceseve laboratorike dhe rritjen e kapaciteteve teknike, në funksion të garantimit të standardeve të sigurisë ushqimore.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, theksoi rëndësinë e përmirësimit të proceseve të punës në laboratorë, me qëllim akreditimin e tyre si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të strukturave me legjislacionin dhe kërkesat e Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesit e GIZ do të zhvillojnë vizita në të gjitha laboratorët e AKU-së për të ndjekur nga afër proceset e punës dhe për të vlerësuar nevojat konkrete për zhvillim.














