Misioni i Bankës Botërore, kryesuar nga eksperti Z.Teklu Tesfaye Toli, është mirëpritur në ambientet e AKU-së nga Drejtoresha e Përgjithshme Znj. Blerina Gjylameti, Drejtoresha e Përgjithshme e ISUV Znj. Jonida Boçi si dhe përfaqësues të AKVMB-së.
Gjatë takimit u diskutua mundësia e investimeve për përmbushjen e standardeve më të avancuara europiane në fushën e sigurisë ushqimore dhe kontrollit veterinar, modernizimit të Pikave të Inspektimit kufitar, si dhe rritjes së efikasitetit të kontrolleve të sigurisë ushqimore mbështetur edhe nga pajisjet bashkëkohore për marrjen e mostrave dhe kryerjen e testeve të shpejta.
Ky takim konfirmoi angazhimin e përbashkët institucional për forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore









