AKU takim me delegacionin izraelit për bashkëpunime në sigurinë ushqimore

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, Znj. Blerina Gjylameti, mirëpriti në ambientet e AKU delegacionin izraelit të kryesuar nga ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Znj. Galit Peleg, me pjesëmarrjen e Z. Oren Lavi, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore të Izraelit, si edhe të  Z. Yuval Lipkin, Kreu i Administratës së Sigurisë Ushqimore të Izraelit.

Duke shprehur mirënjohjen për takimin, Znj.Gjylameti informoi delegacionin izraelit mbi takimet me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë, në lidhje me qëllimin për shkëmbimin e eksperenciave dhe përshtatjeve në modelet më të përparuara në kuadër të ristrukturimit të AKU.

Znj. Peleg, vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria duke shprehur gadishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona për sigurinë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme