Eksperti ndërkombëtar i Bankës Botërore për çështje të sigurisë ushqimore ka zhvilluar një vizitë në laboratorin e DRAKU Durrës me qëllim evidentimin e proceseve të punës që kryhen pranë këtij laboratori.
Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat konkrete për adaptimin e standardeve më të mira europiane në proceset e analizimit të produkteve ushqimore dhe fitosanitare.
AKU vlerëson bashkëpunimin me Bankën Botërore në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe zgjerimit të gamës së analizave.
Në objektivat e mëtejshëm të këtyre bashkëpunimeve, synohet që ky laborator të specializohet në analizimin e mykotoksinave dhe metaleve të rënda.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore







