Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e MBZHR-së, Z Andis Salla, zhvilluan një vizitë pune në dy prej stabilimenteve të kompanisë “AIBA”, ku u njohën nga afër me standardet e sigurisë ushqimore dhe teknologjisë që përdoren, si stabilimenti i vetëm që eksporton në Bashkimin Evropian vezën e lëngshme.
Fillimisht vizituan stabilimentin e prodhimit, mbledhjes, paketimit të vezëve dhe rritjes së pulave dhe më pas u ndalën në fabrikën tjetër të kësaj kompanie, ku kryhet procesi i përpunimit të vezës së pasterizuar, për të ndjekur procesin e vlerësimit të kërkesave ligjore dhe kategorizimin e subjektit.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, cilësoi rolin shumë të rëndësishëm të këtij procesi, për garantimin e sigurisë ushqimore, por edhe thelbësor në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore











