Në Shkodër me të rinjtë për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me fushatën kombëtare mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, duke u ndalur në veri me të rinjtë shkodranë të shkollave, 9 vjeçare “Ismail Qemali” dhe të Mesme të Përgjithshme “28 Nëntori”.

Përgjegjshmëria qytetare, ndërgjegjësimi për sigurinë ushqimore, krijoi bashkëbisedime shumë interesante, mbi rolin dhe misionin e AKU-së, përgjegjësitë e operatorë të biznesit ushqimor në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore, si dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet institucionit dhe OBU-ve në garantim të shëndetit të konsumatorëve.

AKU në fund të këtij procesi, pati kënaqësinë që 63 nxënësve dhe të rinjve shkodranë si konsumatorë të përgjegjshëm, t’u ndante certifikata si “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.

#BashkëPërSigurineUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme