Me mbështetjen e projektit SAFIAL dhe nën drejtimin e ekspertëve të CIHEAM Bari, është zhvilluar pranë laboratorit të AKU Durrës, trajnimi mbi aplikimin e teknikave serologjike për zbulimin e patogjenëve të karantinës bakteriale dhe virale.
Në këtë trajnim morën pjesë specialistë të laboratorit të AKU Durrës dhe specialistë të departamentit të shëndetit të bimëve pranë ISUV. U krye aplikimi DAS-TAS-ELISA, qasje të automatizuara dhe manuale për bimët e domates dhe ullirit për të vlerësuar praninë e sëmundjeve bakteriale dhe virale.
Tashmë laboratori fitosanitar Durrës është tërësisht funksional, pas rinovimit së fundmi me mbështetjen e CHIHEAM Bari SAFIAL, financuar nga Agjencia italiane për Bashkëpunimin Zhvillimor (AICS).
Falë këtyre bashkëpunimeve specialistët e laboratorëve të AKU dhe ISUV kanë përmirësuar aftësitë e tyre në zbulimin e patogjenëve të bimëve të paraqitura në programet e certifikimit.
![](https://aku.gov.al/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Image-2024-07-25-at-10.51.56-AM-225x300.jpeg)
Fushatë sensibilizuese për OBU-të që prodhojnë dhe tregtojnë akullore
Fushata sensibilizuese për subjektet të cilat prodhojnë dhe tregtojnë produktin