Janë zhvilluar pranë qendrës Protik në Tiranë, disa module trajnimesh nga INNVEST (veprimtari këshillimi dhe trajnime në fushën e inovacionit) me përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, mbi menaxhimin e lidershipit, komunikimin strategjik dhe cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorit. Trajnimi i parë “Mbi menaxhimin dhe trajnimin e lidershipit në performancë për periudha sfide”, u drejtua nga Prof. Dr.Enrico Ceco. Gjatë trajnimit, u diskutuan konceptet kyçe në menaxhimin dhe trajnimin e lidershipit, si dhe mënyra e ndërveprimit si një reagim i shpejtë kundrejt eksperiencës konsumatore, me qëllim zhvillimin e një forme të përmirësuar lidershipi. Në teori u prezantuan njohuri të reja mbi lidershipin, si dhe teknikat praktike për t’u aplikuar në vendin e punës. Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit ishin në gjendje të identifikonin indikatorët e performancës në grup dhe aplikimin e teknikave të reja për rritjen e tyre, në varësi të sfidave aktuale.
Durrës, vijon fushata për trajnimin e inspektorëve mbi procedurat e licencimit të OBU-ve
Ka vijuar në DRAKU Durrës fushata e trajnimeve të kryera