Fushata Kombëtare mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u zhvillua këtë herë në shkollën e Mesme të Përgjithshme “Themistokli Gërmenji” në qytetin e Korçës. Përgjegjshmëria qytetare, ndërgjegjësimi për sigurinë ushqimore, krijoi bashkëbisedime shumë interesante, mbi rolin dhe misionin e AKU-së, përgjegjësitë e operatorë të biznesit ushqimor në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore, si dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet institucionit dhe OBU-ve në garantim të shëndetit të konsumatorëve. AKU në fund të këtij procesi, pati kënaqësinë që të rinjve korçarë si konsumatorë të përgjegjshëm, t’u ndante certifikata si “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.

AKU godet shkeljet në sigurinë ushqimore; bllokohen mbi 110 ton fruta-perime dhe ndërpritet aktiviteti i subjektit në Shkodër
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me Policinë


