Tiranë, AKU bllokon dhe gjobit subjektin për tregtim të ushqimit të pasigurt

Tiranë, AKU bllokon dhe gjobit subjektin për tregtim të ushqimit të pasigurt

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu referuar denoncimit të ardhur nga media ka reaguar menjëherë nëpërmjet trupave inspektuese duke kryer inspektim në subjektin “J.” me aktivitet shpërndarje me shumicë e produkteve ushqimore.

Nga kontrolli i ambienteve të magazinës së subjektit u konstatua sasia prej 684 copë çokokrem Fior di nocciola 400 gr. në mospërputhje të deklarimit ndërmjet kundëretiketës në gjuhën shqipe me etiketën e vendit të origjinës përsa i përket deklarimit të përbërësve. Gjithashtu është konstatuar zbatimi i sistemit të pjesshëm të gjurmueshmërisë.

Në këto kushte u krye bllokimi i menjëhershëm i sasisë së gjendur në magazinë prej 684 copë çokokrem Fior di nocciola 400 gr. deri në pajisjen me kundëretiketë të saktë në gjuhën shqipe, si dhe është gjobitur me masat administrative në vlerën e 200’000 lekëve për etiketim në kundërshtim me ligjin dhe për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falënderon të gjithë mediat dhe konsumatorët që bëhen pjesë e bashkëpunimit në këtë sfidë që prek secilin prej nesh, sigurinë ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme