Ambasadorët e Sigurisë Ushqimore të shkollës “Myslym Keta”

Ambasadorët e Sigurisë Ushqimore të shkollës “Myslym Keta”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ndalur këtë herë pranë të rinjve të shkolllës së Mesme të Përgjithshme “Myslym Keta” Kombinat në Tiranë me orët edukative ndërgjegjësuese, mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore.

AKU e përfshirë në këtë fushatë kombëtare me inspektorë e specialistë të ushqimit, po intensifikon përpjekjet për ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe rëndësinë e madhe të sigurisë ushqimore, duke vënë theksin tek fëmijët dhe të rinjtë e shkollave, si mënyra më e mirë për të përthithur njohuri dhe shpërndarë ato kudo. U bashkëbisedua për afatin dhe mënyrën e përdorimit të produkteve ushqimore dhe leximin e etiketës. Të rinjtë shfaqën shumë interes për të gjitha hapat e rëndësishëm të produktit ushqimor që nga prodhimi deri tek konsumimi. Në përmbyllje të këtij takimi u bënë pjesë si “Ambasadorë të Sigurisë Ushqimore “ edhe 55 të rinj të shkollës së Mesme të Përgjithshme “Myslym Keta”.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.