Sot AKU ka kryer 144 kontrolle zyrtare
dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: magazina fruta perime, baxho, stabiliment grumbullim / paketim caj dhe ereza, grumbullim / paketim pije alkolike, etj.
![🔍](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tc1/1/16/1f50d.png)
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim.
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim
për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
![🚫](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6f/1/16/1f6ab.png)
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 3 mostra
në produkte ushqimore të ndryshme dhe janë asgjësuar 45t produkte.
![🔬](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t7e/1/16/1f52c.png)
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!