INFORMACION

Operatorët e Biznesit Ushqimor mund të realizojnë dy shërbime online nga AKU, në portalin E-Albania

1- NOTIFIKIM ETIKETE

Ky shërbim u mundëson operatorëve ushqimorë të cilët janë përgjegjës për etiketimin e produkteve ushqimore, të aplikojnë për notifikimin e etiketës.

Bazuar në nenin 36, Ligj nr. 9863/2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar dhe VKM nr.434 datë 11.07.2018 “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”, ushqimi që nxirret në treg duhet të pajiset me etiketë dhe referuar VKM së etiketimit, nenin 8, pika 8, përcakton se Operatori i Biznesit Ushqimorë, i cili është përgjegjës për etiketimin e produkteve ushqimore, bën notifikimin e etiketës pranë Drejtorive Rajonale të AKU-së.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti

–  Etiketën/etiketat e produktit/ve ushqimore

–  Raport analizën laboratorike të vlerave ushqimore për produktin/et (përjashtohen vetëm ato kategori produkti të listuara në Shtojcën V të VKM nr.434 datë 11.07.2018 “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin  e Konsumatorit”)

2- RAPORT ANALIZË LABORATORIKE PËR PRODUKTET USHQIMORE

Ky shërbim mundëson aplikimin për kryerjen e analizave në kuadër të kontrollit zyrtar për mostra të planifikuara në planin kombëtar të kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe marrjes së mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë, mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore, si dhe plani i marrjes së mostrave në PIK, për Operatorë të Biznesit Ushqimor, të cilët prodhojnë/përpunojnë/ambalazhojnë produkte të cilat janë të destinuara për t’u nxjerrë në treg. Shërbimi për autokontrollet ofrohet vetëm për diagnostikimin e sëmundjeve dhe parazitëve të ndryshëm në kafshë dhe për diagnostikimin e dëmtuesve dhe parazitëve në bimë dhe produkte bimore.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti

–  Mandati i arkëtimit ne rastin e analizave në kuadër autokontrolli.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,