Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi gjatë ditës së sotme pranë ambienteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, analizën vjetore për vitin 2020, me pjesëmarrjen e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj.Milva Ekonomi, Drejtuesin e Inspektoratit Qendror Z. Shkëlqim Hajdari dhe drejtues të tjerë të lartë të MBZHR, Drejtoritë Rajonale të AKU dhe ISUV, Z. Armand Reveli.
Ministrja Ekonomi theksoi rëndësinë e mendësisë që duhet patur gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e stafit të AKU për ta kryer atë me pasion dhe duke patur në vëmendje integritetin dhe mbrojtjen e konsumatorit. Roli i AKU nënvizoi Znj. Ekonomi është të këshillojë biznesin ushqimor dhe ta edukojë atë në plotësimin e detyrimeve që i përcakton korniza ligjore.
“Duhet të rritet aktiviteti i kërkimit shkencor dhe të kihen parasysh edhe rekomandimet e lëna nga Komisioni Evropian në raport progreset për sigurinë ushqimore”, tha Znj. Ministre.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Z. Bledar Skënderi bëri një rezyme të qasjes së AKU dhe u shpreh se AKU flet me gjuhën e konsumatorit dhe ky nuk është një slogan, por është përkufizimi i qëndrimit të institucionit ndaj tyre. Është shtruar rruga e një kulture transparence dhe do të vijohet të bëhet në një qeverisje të mirë të institucionit, të komunikimit të vazhdueshëm me konsumatorin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet strukturave të brendshme dhe institucionin politikë bërës, Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural, me qëllim arritjen e objektivave parësore, garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë territorin e Shqipërisë.
“Bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtare janë të rëndësishme dhe AKU angazhohet maksimalisht për të ecur me ritmin që dikton koha”, tha Z. Skënderi.
Më tej në takim u vijua me pasqyrimin në mënyrë të detajuar të punës së AKU-së gjatë vtit 2020, duke evidentuar disa nga arritjet dhe problematikat e institucionit, që nga detyrat specifike për inspektime ndaj subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore dhe inputeve bujqësore, rikonceptimin e strukturës që do të kryejë vlerësimin e riskut dhe komunikimit të tij.
Një bashkëpunim të ngushtë dhe përpjekje për të pasur performancë sa më të frytshme, theksuan edhe krerët, si i Inspektoriatit Qendror, ku Z.Hajdari nënvizoi rëndësinë e inspektimit online, ashtu edhe Kreu i ISUV Z. Reveli i cili theksoi mbështetjen e institucionit të tij në mbështetje të laboratorëve të AKU-së.
Disa nga arritjet më të rëndësishme të AKU për vitin 2020 kane qenë:
- Hartimi i planit vjetor me bazë risku mbi të cilin AKU ushtron kontrolle zyrtare në të gjithë vendin: “Plani Kombëtar i kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe marrjes së mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë, mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore, si dhe planit të marrjes së mostrave në Pikat e Inspektimit Kufitar”, plan ky që nga viti 2017, është pranuar nga Komisioni Evropian dhe hallkat përkatëse që monitorojnë progresin në fushën e sigurisë ushqimore si bazë e shëndoshë e performancës në drejtim të kontrollit të ushqimeve që vendosen në
- AKU ka hartuar plane të posaçme dhe të detajuara kontrolli dhe monitorimi. Lidhur me këtë qellim, janë riformatuar / pasuruar dokumentacioni i përdorur dhe unifikimi i vazhduar i proceduarave të kontrolleve zyrtare sipas modeleve te përdorura ne vendet e BE.
- AKU ka intensifikuar gjithnjë e me shume vëmendjen dhe përkujdesjen institucionale, duke përforcuar dhe ridimensionuar marrëdhënien me OBU ndaj çështjeve qe kane te bëjnë me cilësinë dhe sigurine e produkteve ushqimore, këshillimin e operatoreve te biznesit ushqimor ne funksion te përmbushjes se kërkesave ligjore.
- Rritje konstante e punës për ndërgjegjësimin e konsumatorit shqiptar për kujdesin qe duhet te tregojnë ne konsumin e produkteve dhe po aplikon komunikim sensibiluzues te personalizuar sipas target grupeve te ndryshme.
- Kryerja e inspektimeve on-line, duke ofruar një shkëmbim informacioni ne kohe reale për te arritur një vendim-marrje ne drejtim te menaxhimit te riskut sa me te unifikuar.