Insekte të ngrënshme: vlerësimet shkencore të ushqimeve të reja

Mendimet shkencore të EFSA për aplikimet e reja për ushqime përfshijnë edhe vlerësimin e parë të përfunduar të një produkti ushqimor të propozuar për insektet.

Vlerësimet e EFSA mbi sigurinë e një produkti janë një hap i domosdoshëm në rregullimin e ushqimeve të reja, pasi mbështesin vendim-marrësit e BE dhe ato kombëtare për autorizimin e një ushqimi të ri dhe tregtimin e tyre në Evropë.

Që me hyrjen në fuqi të Rregullores për Ushqimet e Reja me 1 Janar 2018, EFSA ka patur një volum të lartë aplikimesh, që mbulojnë një varietet të gjerë për ushqime nga burime të reja apo ato tradicionale. Këtu përfshihen produkte bimore që rrjedhin nga bimët, me bazë algash dhe fruta indigjene pervec atyre që rrjedhin nga një sërë varietetesh insektesh të ngrënshme.

Një anëtar i panelit të ekspertëve të EFSA për ushqyerjen, biolog molekular dhe toksikolog, ka thënë se aplikimet për ushqime të reja jane aq të larmishme sa na nevojiten shkencëtar të profileve të ndryshme për të bërë vlerësimin e tyre: nutricionist, toksikolog, kimist, mikrobiolog, etj për të formuar një grup multidisiplinash shkencore.

Insekte të ngrënshme

Ushqime të ndryshme që vijnë nga insektet janë një burim i madh proteinash për dietën. Përbërja e insekteve mund të e lartë në proteina, por ka edhe shumë alergji që janë të lidhura me proteina kështu që bëhet vlerësimi nëse konsumi i insekteve mund të provokojë reaksione alergjike. Kjo mund të shkaktohet nga ndjeshmëria e individit ndaj proteinave të insekteve, reaksion të nderthurur me alergen të tjere ose mbetje alergenesh nga ushqimi i insekteve, sic eshte gluteni.

Përtej vlerësimit të riskut shkencor

Risia e perdorimit të insekteve si ushqim ka hasur interes të lartë në publik dhe media, për këtë arsye vlerësimet e EFSA janë thelbësore për politikë-bërësit që do të vendosin nëse do të autorizojnë ose jo këto produkte përpara se të vendosen në tregun Evropian.

Giovanni Sogari, një studiues social dhe konsumi i Universitetit të Parmës, thotë: ka arsye njohëse nga përvojat tona sociale dhe kulturore, e ashtuquajtur ‘faktori jak’, që e bëjnë mendimin e ngrënies së insekteve të padurueshme për shumë evropian. Me kohë dhe duke u ekspozuar ndaj idesë, këto qendrime mund të ndryshojnë.

Shkencëtarët e EFSA do të vazhdojnë të vleresojne aplikimet e shumta për ushqime të reja dhe vendim-marrësit në Bruksel dhe shtetet do të vendosin nesë duhet të autorizohen për menunë Evropiane apo jo. Gjithsesi, konsumatorët mund të zgjedhin se cfarë të hane me besimin se kanë informacion mbi sigurinë e tyre.

Linku për publikimin e plote shkencor te EFSA mbi këtë cështje e gjeni më poshtë:

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2021.6343

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme