Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 11 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 57 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe të bukës.
Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 226 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit është i pranishëm gjatë gjithë kohës në terren për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve.
Na kontaktoni për çdo problematike pasi në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë.
#BashkëPërSigurinëUshqimore