Sot AKU ka kryer 521 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 13 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 31 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe të fruta-perimeve.

Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët  e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 432 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit është i pranishëm gjatë gjithë kohës në terren për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve.

Na kontaktoni për çdo problematikë pasi në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,