Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 365 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 10 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore për mungesë të librezave shëndetësore, sende të tepërta në ambientet e prodhimit , mos rinovim të analizave të ujit.
Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 13.164 ton produkte ushqimore.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra në monitorim të qumështit.
AKU si pjesë përbërëse e Task-Forcës vijon monitorimet në të gjitha bizneset në zbatim rigoroz të protokolleve të sigurisë anti-covid.
Gjithashtu po këshillohen edhe qytetarët për mbajtjen e detyruar të maskës, si një nga mënyrat efikase për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëpërSigurinëUshqimore