Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 381 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Gjatë inspektimeve është vendosur një masë administrative në një operator të biznesit ushqimor për mungesë të manualit të vetëkontrollit HACCP.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 29 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëPërSigurinëUshqimore