Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 627 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.
Në çdo monitorim kërkohet vazhdimisht që të zbatohet protokolli i sigurisë, mbajtja e maskave, higjienizimi i ambienteve dhe ruajtja e distancave, duke ndihmuar për mos përhapjen e virusit.
Gjatë inspektimeve, janë dhënë paralajmërime, për mungesë të librezave shëndetësore, të planeve 3D, si edhe për pajisjen me analizën e ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marr 94 mostra, për monitorim të qumështit, mishit, por edhe në fruta-perime për mbetje të pesticideve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëpërSigurinëUshqimore