Drejtori i Përgjithshëm i AKU Z. Robert Lili vizitoi Pikën e Inspektimit Kufitar Hani I Hotit, ku monitoroi nga afër procedurat dhe futjen e ngarkesave ushqimore në vendin tonë

Siguria ushqimore kërkon edhe shtimin e kujdesit si dhe masave përkatëse për të garantuar dhe mbajtur pastër tregun nga produkte të pasigurta për konsum.

Çdo ngarkesë ushqimore e cila kërkon të futet në vend do të kalojë në filtra rigorozë kontrolli për plotësimin e kërkesave ligjore.

Z. Lili garantoi se asnjë ngarkesë që nuk plotëson kriteret nuk do të tolerohet, çdo tentativë do të marrë përgjigjen dhe ndëshkimin përkatës në zbatim të ligjit.

AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në terren dhe PIK me fokusin kryesor, mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,