AKU kryen 388 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore ka kryer 388 inspektime dhe monitorime në kuadër të Planit Vjetor dhe si pjesë e Taks-Forcës anti-COVID duke këshilluar dhe orientuar për rëndësinë e madhe që ka në këto momente respektimi me përpikmëri i protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimeve janë vendosur 2 masa administrative, për tregtim të mishit pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe u bllokua17 kg mish me qëllim asgjesimin. Ndërsa masa tjetër admnistrative është vendosur në një subjekt tregtim mishi, për mungesë të lejes së tregtimit. U bë mbyllja e aktivitetit deri në pajisjen me leje.

AKU është çdo ditë në terren për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e konsumatorëve, si dhe të produkteve të shëndetshme në tavolinat e çdo familjeje.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,