Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, kontrollet zyrtare dhe monitorimet në kuadër të Taks Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Janë kryer 303 kontrolle zyrtare dhe monitorime,
Gjatë kontrolleve të kryera në Durrës, janë dhënë tre masa administrative “gjobë” me vlerë totale 200,000 lekë, pasi në momentin e inspektimit, në këto subjekte janë gjendur produkte ushqimore të papajisura me kondraetiketë në gjuhën shqipe, si dhe është bërë bllokimi i sasisë prej 127.1 kg produkte të ndryshme ushqimore deri në pajisjen e tyre me kondraetiketë konform kërkesave ligjore.
Gjatë monitorimeve në Shkodër, Fier dhe Vlorë janë bërë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë pasur të plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e sinjalistikës për distancim fizik , mungesën e xhamit mbrojtës apo afishim posterash.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë kontrollet dhe monitorimet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëPërSigurinëUshqimore