AKU vijon punën në terren, në Tiranë dhe Berat masa administrative me “gjobë” për moszbatim të detyrave të lëna dhe tregëtim të ushqimeve të pasigurta.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Taks Forcës për masat e marra kundër përhapjes së COVID-19.

Janë kryer 344 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Gjatë kontrolleve në Tiranë është dhënë 1 masë administrative “paralajmërim” dhe një masë administrative “gjobë” për moszbatim të detyrave të lëna në vlerën e 10.000 lekëve.

Në Berat është dhënë masë administrative me “gjobë” për tregëtim të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.
Ndërsa në Fier 1 subjekt me aktivitet “Import export fruta perime” nuk u pajis me certifikatë pasi nuk plotesonte kushtet dhe standardet e kërkuara nga AKU.

Gjatë monitorimeve në Shkodër dhe Vlorë janë bërë këshillime dhe lënë detyra ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë pasur të plotësuara protokollet e sigurisë, si mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, mungesën e xhamit mbrojtës apo edhe afishim posterash.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme