Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimin në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimin në vazhdën e masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.
Janë kryer 135 kontrolle zyrtare dhe monitorime.
Gjatë inspektimit në Tiranë janë marrë 15 masa administrative me “paralajmërim”, 4 masa “paralajmërim” në Fier, 2 në Vlorw si dhe 3 të tilla në Shkodër, për mungesë të librezave shëndetësore dhe mosrinovim të analizës së ujit .
Bazuar Planit të Monitorimit për mbetjet e pesticideve, janë marë 9 mostra në Fier në perime si domate , patate dhe 1 në banane, 5 mostra në Elbasan në subjekte të tregtimit të plehrave kimike dhe janë bllokuar 20 ton pleh deri në daljen e analizave, si dhe 6 mostra në Korçë.
Gjatë monitorimeve është vënë re nga trupat inspektuese një ndërgjegjësim gjithnjë e në rritje e operatorëve të biznesit ushqimor, të cilët zbatojnë rigorozisht të gjitha masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.