Listeria në perime të ngrira

Si të zvogëloni rreziqet – Autoriteti i Sigurisë Ushqimore Europiane (EFSA) ka vlerësuar riskun për shëndetin publik nga kontaminimi i Listerisë së perimeve që trajtohen për ngrirje – zhytur në ujë të nxehtë ose avull për një kohë të shkurtër – përpara se ato të ngrihen.

Ata dalin në konkluzionin se rreziqet që lidhen me konsumin e këtyre produkteve janë më të ulëta se sa për ushqimet e gatshme si psh peshku i tymosur, mishi i gatuar, salçiçe, petët, djathi i butë të cilat zakonisht shoqërohen me kontaminim të listerisë.

Operatorët e biznesit ushqimor shpesh i trajtojnë perimet para ngrirjes së tyre, sepse kjo ndalon veprimet e enzimave, të cilat mund të shkaktojnë humbje të aromës, ngjyrës dhe strukturës. Ekspertët e EFSA identifikuan aktivitetet përkatëse të kontrollit që operatorët e biznesit të ushqimit mund të zbatojnë për të ulur rreziqet e kontaminimit të perimeve të ngrira. Këto variojnë nga pastrimi dhe dezinfektimi i mjedisit prodhues të ushqimit deri te uji, kontrolli i kohës dhe temperaturës në hapa të ndryshëm të përpunimit dhe etiketimit të saktë. Ata theksojnë rëndësinë e monitorimit të mjedisit prodhues të ushqimit për listeria monocytogenes. Kjo për shkak se Listeria mund të vazhdojë të rezistojë në mjedisin e përpunimit të ushqimit dhe si rrjedhojë  mund të kontaminojë ushqimin. EFSA gjithashtu bën rekomandime se si të zvogëloni rreziqet në shtëpi.

Çështja kryesore është mirëmbajtja e praktikave të mira higjienike siç është ruajtja e perimeve të ngrira ose të shkrira në frigorifer të pastër ose në frigorifer në temperaturën e duhur dhe ndjekjen e udhëzimeve për etiketimin për përgatitje të sigurt. Në përgjithësi, rreziqet janë shumë më të ulëta nëse perimet gatuhen siç duhet pas ngrirjes. Ky studim u nxit nga një shpërthim shumëvendesh që preku 53 persona dhe shkaktoi 10 vdekje midis viteve 2015 dhe 2018.

Listeria

Listeria është një familje e baktereve që përmban dhjetë specie. Një nga këto është edhe Listeria monocytogenes e cila shkakton sëmundjen e listeriozës.

Sipas raportit më të fundit nga EFSA të zoonozave në Bashkimin Evropian dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), numri i personave të prekur nga listerioza në vitin 2018 është i ngjashëm me atë të vitit 2017 (2.549 raste të raportuara në BE në vitin 2018 në krahasim me 2,480 vitin e kaluar). Sidoqoftë, trendi është rritur gjatë dhjetë viteve të fundit. Simptomat e listeriozës ndryshojnë, duke filluar nga simptomat e buta të ngjashme me gripin, të tilla si nauzea, të vjella dhe diarre, deri te infeksionet më serioze, siç janë meningjiti dhe komplikime të tjera potencialisht të rrezikshme për jetën. Sëmundja prek kryesisht të moshuarit, gratë shtatzëna, të porsalindurit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Opinionin e plote shkencor e gjeni ne link:

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2020.6092

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.