AKU kontrolle në të gjithë vendin, masa administrative me paralajmërim dhe gjobë në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Shkodër

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimet në zbatim të akteve normative kundër përhapjes së Covid -19.

Janë kryer 125 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Nga kontrollet e kryera në qytetin e Fierit, është dhënë masa administrative me “gjobë” në një subjekt, për mungesë të masave mbrojtëse për parandalimin e Covid-19 në vlerën e 50,000 lekëve si dhe janë marrë 2 masa administrative “paralajmërim” për mosrinovim të librezave shëndetësore dhe analizës së ujit.

Nga kontrollet e kryera në Tiranë, janë dhënë 6 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Në Shkodër janë marrë 6 masa administrative “paralajmërim” dhe është bërë bllokimi i një sasie prej 12.8 kg qumësht, pasi u cilësua si i pasigurt për konsum human.

Ndërsa në Elbasan në kuadër të monitorimit të periudhës intensive të përdorimit të inputeve bujqësore, në 3 subjekte janë marrë 7 mostra për analizim dhe janë bllokuar 790 kg farë misri deri në daljen e rezultatit të analizave. Gjithashtu janë marrë 9 mostra për analizim në subjekte të përpunimit të mishit, ku janë bllokuar 650 kg produkte, sallam dhe qofte deri në daljen e përgjigjeve të analizave laboratorike.

Në Vlorë në 1 nga marketet e kontrolluara, janë bllokuar 5395 kuti qumështi i konstatuar i pasigurt për konsum me qëllim kthimin në origjinë.

3 mostra për analizim janë marrë në Korçë në një stabiliment përpunimi qumështi, ndërsa në Dibër janë marë 8 mostra për analizim kryesisht në nënproduktet e qumështit (djathë deleje, djathë lope, kos lope, jufka dhe sheqerpare).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje edhe me kërkesat e legjilacionit në fuqi do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë territorin për të garantuar sigurinë ushqimore.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme