Intervistë për Median e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, Z. Robert Lili

 

Në një intervistë të dhënë për Median EuroNews Albania, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Robert Lili, thekson se:

Trupat inspektuese të AKU-së janë çdo ditë në terren për të garantuar sigurinë ushqimore dhe monitorime për mospërhapjen e COVID-19.

Jemi në tregje ushqimore, furra buke, markete e supermarkete. Përsa i përket ushqimit që shpërndahet nga OBU-të e licencuara për shpërndarjen e ushqimit në shtëpi, ushqimi është i kontrolluar në të gjithë zinxhirin ushqimor. Respektimi i rregullave dhe masave të marra nga OBU-të, ka bërë që deri tani nuk kemi asnjë rast që mund të ketë shkaktuar probleme apo kontaminime të mundshme me COCID-19.

AKU ju bën thirrje konsumatorëve që të respektojnë rreptësisht rregullat e higjienës, pasi marrin ushqimet e paketuara në shtëpi nga ambalazhet e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë që të garantohet mospërhapja e virusit COVID-19!

Për më shumë, ndiqni intervistën.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme