AKU vijon kontrollet dhe monitorimet për sigurinë ushqimore

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon inspektimin e subjekteve ushqimore në garantim të sigurisë ushqimore si dhe monitorime në zbatim të masave të marra për mbrotjen nga përhapja e COVID-19.

Janë kryer 113 monitorime dhe kontrolle zyrtare.

Në Tiranë, jane marrë 10 masa administrative “paralajmerim” si dhe janë marrë 9 mostra gjatë kontrolleve zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.

Gjatë inspektimeve në Korçë janë marrë mostra për analizim dhe përkatësisht 8 mostra për analizim në dy subjekte përpunimi mishi.

Ndërsa në Berat janë marrë 6 mostra në fermerë dhe magazina grumbullimi fruta-perimesh, për prani të pesticideve.
Këto inspektime janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB)

Përsa i përket masave të marra për parandalimn e Covid-19, gjatë monitorimeve është vërejtur zbatim rigoroz i masave të marra kundër përhapjes së COVID-19, si përdorimi i maskave, dorezave, afishimi i planit të masave si dhe ruajtja e distancimit fizik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje edhe me legjislacionin në fuqi, është i pranishëm në të gjithë vendin në mbrotje të shëndetit të konsumatorëve.

Bashkë për Sigurinë Ushqimore!

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme