AKU/ Subjekti ushqimor në Berat në shkelje të ligjit, ushtron dhunë ndaj trupës inspektuese të AKU-së

 

“Administratori i një subjekti ushqimor në Berat është denoncuar në polici për ushtrim dhune ndaj trupës inspektuese të AKU-së gjatë ushtrimit të detyrës së saj isnpektuese në këtë subjekt”.

Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve edhe në këtë situatë të vështirë që vendi po kalon vijon të jetë fokusi dhe qëllimi i veprimtarisë së pandalur të AKU-së. Këtë e dëshmon dhe ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve përmes denoncimit të çdo shkelje të sigurisë ushqimore konstatuar nga ana e tyre.

Kështu, në sajë të indicios së ardhur nga konsumatorët për tregtimin e produkteve të paetiketuara në gjuhën shqipe, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, qarku Berat, në zbatim të ligjit dhe në funksion të detyrës së saj, nga inspektimin i kryer në subjektin “S. S”, konstatoj tregtimin e produkteve usqhimore të pasigurta për konsum human, pasi subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, si dhe u evidentuan 2184 shishe x 125 ml “suko pjeshkë” dhe 2112 shishe x 200ml “suko pjeshkë” në ambalazh TETRAPAC, të papajisura me etiketim në gjuhën shqipe.

Gjendur në këto kushte, përfaqësuesi i subjektit ka përkeqësuar situatën duke ushtruar dhunë ndaj inspektorëve (pamje të regjistruara nga kamerat e subjektit).

Trupa inspektuese kërkoi mbështetjen e forcave të Policisë së Shtetit, e cila shoqëroi në polici përfaqësuesin e subjektit, duke mundësuar kryerjen e inspektimit normal nga inspektorët.

Për shkeljet ligjore të konstatuara në subjekt, trupa inspektuese mori masat administrative:

  1. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, si dhe
  3. “Gjobë” me vlerën 100.000 mijë lekë për pengimin e procesit të inspektimit.

Gjithashtu, nga ana e trupës inspektuese së AKU është bërë kallëzimi pranë instancave përkatëse për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ana e subjektit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në përputhje me detyrën e tij ligjore dhe në kuadër të luftës si pjesë e Task Forcës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nuk do të lejojë asnjë rast abuzimi me çmimet dhe sigurinë ushqimore në vend.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme