Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në median News24 nga gazetari Granit Sokolaj, Drejtori i AKU, Robert Lili foli për inspektimet që po kryhen në terren, në Pikat e Kalimit Kufitar, si masë e shtuar për mbrojtjen ndaj COVID-19. Lili deklaroi se ka monitorim të vazhdueshëm dhe se siguria ushqimore është nën kontroll.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në asnjë moment nuk e ka ndaluar punën në terren. Gjatë gjithë kohës janë monitoruar tregjet, supermarketet, dyqanet e mishit etj. Siguria ushqimore është nën kontroll, po inspektohen të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar. Vazhdon importi i produkteve pa asnjë ndërprerje dhe nën kontroll të plotë”– u shpreh Lili.
Përsa i përket çmimeve, Lili u shpreh se nuk ka rritje drastike, duke marrë rastin e Greqisë: “Gjatë kësaj periudhe mund të themi se nuk ka rritje drastike të Çmimeve. Nuk tolerojmë abuzime, AKU po bën monitorim edhe të tregut nga furnizohen operatorët e biznesit në Greqi. Rezulton se në tregun e shumicës në Greqi, 1 kg limon kushtonte 1.2 euro. Jemi në kushte optimale, Task-Forca kontrollet e nisura kanë dhënë efektet e tyre, ndaj abuzuesve janë marrë masat e duhura deri në referim të rasteve në Prokurori”-deklaroi drejtori i AKU, Lili.
Robert Lili u shpreh se nisma ka nisur fillimisht në furrat e bukës, duke i këshilluar tregtarët që të ruajnë distancat sociale, sipas kushteve të higjenës, duke i orientuar që të mos ketë grumbullime, banak jashtë dyqaneve, si dhe të mos e presin produktin ushqimor “bukë”.
❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO
Për më shumë, ndiqni intervistën.
I.
II.