Kontrollet dhe monitorimi u kryen në markatën e qytetit, tregun e shumicës së fruta-perimeve, supermarkete dhe furra buke, subjekte të cilat tregtojnë produktet bazike dhe që lejohen të ushtrojnë aktivitetin duke respektuar masat dhe kufizimet e vendosura në vend.
Kushtet higjenike si dorezat, maskat, shmangia e rradhëve të gjata të klientëve apo kushte të veçantam të cilat garantojnë ushqim të sigurt dhe mbrojnë shëndetin e konsumatorëve, mbeten fokusi i veprimtarisë inspektuese në këto ditë.
Në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi, abuzimi me çmimet dhe rritja e tyre pa kriter kanë qenë në vëmendjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku në monitorimet e kryera u kërkua më shumë ndërgjegjësim. Është koha për solidarizim dhe jo abuzim,
❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO