Punonjësit e AKU dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me Talasemi

Nën moton “Kush dhuron gjak, shpëton jetë” Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ndërmarrë sot nismën e dhurimit të gjakut .

Ky dhurim është zhvilluar në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në mbështetje të fushatës së Kryqit të Kuq Shqiptar, për të dhuruar gjak në ndihmë të mbi 600 fëmijëve të sëmurë me talasemi.

Ndër dhuruesit e gjakut, ishte edhe Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Robert Lili, i cili tha se, “të dhurosh gjak, për kategoritë në nevojë, do të thotë të dhurosh jetë dhe shpresë, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shkallë më të lartë, mbi domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut”.

Sipas Koordinatores së Kryqit të Kuq, Znj Antogoni Qystri dhurimi gjakut është kthyer në traditë për Autoritetitn Kombëtar të Ushqimit , duke iu përgjigjur menjëherë thirrjeve të tilla ndërgjegjësuese.

#DhuroGjakShpëtoJetë

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,