AKU dhe Posta Shqiptare marrëveshje bashkëpunimi, për arkëtimin e faturave të bizneseve

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Posta Shqiptare, kanë nënshkruar gjatë ditës së sotme , marrëveshjen e bashkëpunimit për kryerjen e shërbimit financiar të arkëtimit të faturave të bizneseve. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Robert Lili dhe Administratori i Postës Shqiptare Z.Laert Duraj ,firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për arkëtimin e faturave të tarifave që AKU i vendos operatorëve të biznesit ushqimor. Tashmë ky shërbim do të ofrohet jo vetëm në zonat postare pranë Pikave të Kalimit Kufitar, por do të ofrohet pranë çdo filiali të Postës Shqiptare në të gjithë Shqipërinë.


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr çdo nismë bashkëpunimi me institucionet e tjera, për t’i lehtësuar sa më shumë proceduarat operatorëve të biznesit ushqimor.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme