Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (10-16 Janar)

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

  • Janë realizuar 1876 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;
  • Ndër të cilat në terren janë: 541 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 84 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 93 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 199 tregues analitik, nga të cilat 2 kanë rezultuar jokonform;
  • Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1251 ngarkesa, duke marrë 22 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform;
  • Janë vendosur: i) 152 masa administrative “Paralajmërim”; ii) masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,230,000 lekë; iii) masë administrative “Asgjësim produkti” për 20.21 ton produkte të ndryshme ushqimore, iv) masë administrative “Bllokim produkti” për 2.36 ton produkte ushqimore, v) masë administrative “Kthim në vendin e origjinës” për 4.032 ton (Marmalatë);
  • Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (52 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj;
  • Janë adresuar 21 kërkesa për notifikimin e 100 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 57 etiketa, ndërsa 43 etiketa janë kthyer për korigjim dhe saktësim;
  • Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 5 raste denoncimi nga qytetarët.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,