AKU/ 733 INSPEKTIME NË RANG VENDI GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të festave të fundvitit, për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorin, bazuar në Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm intensifikoi inspektimet në të gjithë OBU duke kryer 733 inspektime në rang vendi, jashtë inspektimeve të planifikuara.                                   

Trupat inspektuese të AKU-së, kishin në fokus të kontrollit të tyre të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, si restorante, fast-foode, pasticeri, njësi tregtmi të produkteve të mishit dhe nënprodukteve të tij, në tregjje të hapura të fruta – perimeve, magazina frigoriferike të produkteve të importuara si dhe stabilimente prodhimi, me qëllim  verifikimin e përmbushjes së kritereve të legjislacionit në fuqi.                                     

Gjatë ketyre 733 inspektimeve të kryera  nga trupat inspektuese ndaj 322 OBU, të cilët kishin shkelje të lehta të cilët nuk cënonin sigurinë ushqimore  të konsumatorit, janë marrë masa administrative  me “paralajmërim”.                                

Janë marrë masa administrative “gjobë” në 6 OBU të cilëve u konstatuan produkte me afat të tejkaluar konsumi në sasinë 0.08 ton që u asgjësuan, kryesisht lëngje frutash,  Janë marë 56 mostra për analizim vecanërisht në produktet e lëndëve të para.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,