Investimi i realizuar nga projekti TYPIC-AL për laboratorin e DRAKU Tiranë me infrastrukturë bashkëkohore dhe teknologji të reja laboratorike është prezantuar në prani të Drejtoreshës së Përgjithshme të AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, Zv.Ministres së MBZHR-së, znj. Tana Kika, përfaqësuesve të Ambasadës Italiane, Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS) dhe CIHEAM Bari.
Falë këtij projekti, të financuar nga qeveria Italiane përmes AICS dhe të zbatuar nga CIHEAM Bari, janë rinovuar gjithashtu edhe laboratorët e AKU-së në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër.
Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, theksoi se siguria ushqimore është themeli i mbrojtjes së konsumatorit, si dhe pasaporta që hap rrugën produkteve shqiptare🇦🇱 drejt tregjeve evropiane🇪🇺.
Ajo nënvizoi se, falë investimeve në pajisje moderne dhe trajnimit të specialistëve, laboratorët e AKU-së analizojnë sot tregues që deri pak muaj më parë nuk ishin pjesë e shërbimit analitik, duke forcuar ndjeshëm kontrollin zyrtar dhe besueshmërinë e rezultateve.
















