AKU bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite me qëllim nxitjen e eksportit të produkteve shqiptare

Përfaqësues të Agjencisë të Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim pune me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në vijim të takimeve të zhvilluara ndërmjet dy vendeve në sektorin e ushqimeve. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Robert Lili, duke i uruar mirëseardhjen homologëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, shprehu gadishmërinë për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore duke theksuar rëndësinë e këtij misioni si dhe domosdoshmërisht mbështetjen e AKU-së me qëllim të vetëm promovimin dhe nxitjen e eksportit të produkteve shqiptare.                                                                                                                                                                                     

Përfaqësuesit e Agjencisë së Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite, u interesuan për mënyrën e funksionimit të sistemit të kontrollit zyrtar në Shqipëri, për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Për krijimin e hapësirave për eksport të produkteve shqiptare, më specifikisht për produktet e mishit dhe nënprodukteve të tij, të peshkut, mjaltit dhe fruta perimeve etj.

Gjatë takimit specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhanë informacion të hollësishëm për mënyrën e funksionimit të kontrolleve zyrtare që kryen AKU-ja në Operatorët e Biznesit Ushqimor, në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe të shpërndarjes së ushqimit.

Në vijim të këtij takimi përfaqësuesit e Agjencisë së Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite do të vizitojnë edhe stabilimente të ndryshme për të parë në terren funksionalitetin e sistemeve të kontrollit.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë)    |    Tel: 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,