Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të zbatimit të planit vjetor , indiciove të ardhura dhe bashkëpunimit me qytetarët , vijon veprimtarinë monitoruese në të gjithë zinxhirin ushqimor me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve si dhe mbajtjes pastër të tregut nga produkte të pasigurta për konsum human.
Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë gjatë javës së shkuar ka kryer veprimtarinë e përmbledhur si më poshte:
📌Janë kryer 161 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);
📌Janë marrë 15 mostra për kryerjen e analizave laboratorike;
📌Janë vendosur 7 masa administrative “gjobë” me vlerë 1.800.000 lekë në total;
📌Janë vendosur 59 masa administrative “Paralajmërim” si dhe është lënë detyra e korigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera;
📌Është marrë masa e “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” për 2 subjekte;
📌Është vendosur masa administrative “Bllokim Produkti” për 33.1 ton produkte ushqimore (pije freskuese, pije alkoolike, produkte të ndryshme ushqimore si dhe mish);
📌Janë asgjesuar 18.69 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum.
Siguria ushqimore është sfidë e përbashkët për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të përbashkët, ndaj AKU krahas punës së pandalur të saj, fton të gjithë konsumatorët që të bëhen pjesë e këtij qëllimi nëpërmjet rubrikës “Denonco”.
#BashkëPërSigurinëUshqimore