Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (25-31 Tetor)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij  , gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

  •  Janë realizuar 1854 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;
  •  Ndër të cilat në terren janë: 429 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 175 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 175 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 268 tregues analitik, nga të cilat 3 kanë rezultuar jokonform;
  • Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1247 ngarkesa, duke marrë 67 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform, si dhe janë bllokuar 0.4 ton yndyrë bimore për tu kthyer në origjinë.
  • Janë vendosur: i) 123 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 13 masa administrative “Gjobë” me vlerë 2,420,000 lekë; iii) 3 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit; iv) masë administrative “bllokim produkti” për 34.978993 ton (pije alkoolike, ëmbëlsira, patatina, mish dhe nënprodukte mishi si dhe fara për mbjellje etj); v) masë administrative “asgjesim produkti” për 61.461 ton (pije alkoolike,mish dhe nënprodukte mishi si dhe produkte të ndryshme ushqimore etj);
  • Janë adresuar 8 kërkesa për notifikimin e 18 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 15 etiketa, ndërsa 3 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim;

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 4 raste denoncimi nga qytetarët.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme