Sfida e Sigurisë Ushqimore, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe mbajtja pastër e tregut të brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum janë fokusi i çdo dite pune të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të drejtuesit të saj. Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Robert Lili në kuadër të intensifikimit të kontrolleve, monitorimin e planit të veprimit dhe kontrollin e zbatimit të ligjit monitoroi Pikën e Inspektimit Kufitar Kapshticë.
Gjatë kontrollit në një nga pikat kryesore doganore në vend Z. Lili vendosi theksin tek zbatimi me rigorozitet të ligjit, forcimin e kontrolleve për çdo ngarkesë me produkte ushqimore që tenton të futet në vendin tonë për konsum human.
Duke theksuar se “Trau” i asnjë pike doganore nuk do të ngrihet për asnjë ngarkesë ushqimore që nuk plotëson standartet e parashikuara nga Legjislacioni Shqiptar, Z. Lili kërkoi nga ana e inspektorëve të veprojnë konform ligjit dhe me mbështetjen e plotë të tij për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.
Tolerancë zero ndaj çdo tentative për të mashtruar nëpërmjet praktikave të importit në dëm të shëndetit të konsumatorëve Shqiptar, pikat e Inspektimit kufitar janë pika nevralgjike në shërbim sfidës për mbajtjen pastër të tregut dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052