Veprimtaria përmbledhëse e Drejtorisë Rajonale të AKU Durrës (17-25 Tetor)

Drejtoria Rajonale e AKU Durrës gjatë periudhës 17-25 tetor, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për të monitoruar zbatimin e plotësimit të kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim të subjekteve dhe ndjekjen e rasteve të ardhura në sajë të bashkëpunimit me qytetarët, ka kryer veprimtarinë e mëposhtme:

📌Janë kryer 71 kontrolle zyrtare tek Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve),

📌Ndër to 50 inspektime janë kryer për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim (13 miratime kërkesash dhe 37 refuzime për: mungesë dokumentacioni, mos implementim të planit të vetëkontrollit (HACCP), mungesë e personit përgjegjës, mospërputhje e aktivitetit që subjekti kryen me aktivitetin që kërkon të licencohet etj.),

📌Janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 450,000 lekë,

📌Është vendosur masa administrative “ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit për 1 subjekt,

📌Janë marrë 12 mostra për kryerjen e analizave laboratorike në kuadër të zbatimit të planit për monitorimin e pesticideve,

📌Janë asgjesuar me kërkesë të subjektit 52.6 litra (pije freskuese, pije aloolike) dhe 2.67 ton produkte ushqimore të dëmtuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interest të konsumatorëve.

 

AKU falenderon të gjithë konsumatorët që janë bërë pjesë e sfidës së përbashkët të sigurisë ushqimore si dhe nxit vijimin e bashkëpunimit duke u bërë pjesë e Rubrikës “Denonco”.

 

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme