Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (18-24 Tetor)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij 🎯 për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit si dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë 👉:

  •  👨‍💼Janë realizuar 1,843 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;

 

  •  👨‍🔬Ndër të cilat në terren janë: 345 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 199 inspektime të paprogramuara sipas kërkesave për efekt të licencimit (ku evidentohen restorante, markete, supermarkete, thertore), asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit, si dhe janë marrë në total 184 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 348 tregues analitik, nga të cilat 9 kanë rezultuar jokonform❌;

 

  • 🚢🛫Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1,299 ngarkesa, duke marrë 58 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform;

 

  • Janë vendosur: i) 83 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 📝16 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,460,000 lekë; iii) 🚫2 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit; iv) 🔒masë administrative “bllokim produkti” për 17.85 ton (pije alkoolike, ëmbëlsira, patatina, mish dhe nënprodukte mishi si dhe produkte të mbrojtjes së bimëve etj); v) masë administrative “asgjesim produkti” për 9.65 ton (pije freskuese, aditivë ushqimorë,mish dhe nënprodukte mishi si dhe produkte të ndryshme ushqimore etj);

 

  • 🗂Janë adresuar 19 kërkesa për notifikimin e 293 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 255 etiketa, ndërsa 38 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim;

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 7 raste denoncimi nga qytetarët👨‍👩‍👧‍👦.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,