AKU KONTRROLL NË TREGUN E MILOTIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre. Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë kontrolluan tregun e Milotit ku konstatuan se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Konkretisht, Trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje të sigurisë ushqimore.
Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili. Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin.

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.


 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,