Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, ka evidentuar një subjekt me aktivitet “Restorant dasmash” jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe në mungesë të gjurmueshmërisë së produktit mish.
Trupa inspektuese e DRAKU Durrës ka kryer inspektim në subjektin Xhavit Babaj, në Fushë Krujë ku konstatoi se 131 kg mish viçi tregtohej pa vulë dhe certifikatë veterinare.
Për shkeljet e mësipërme ndaj subjektit u mor masë administrative bllokim i menjëhershëm aktivitetit, bllokim i 131 kg mish me destinacion asgjësimin, gjithashtu masë administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.
Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.