Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të nismës sensibilizuese dhe informuese me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në vend, ka zhvilluar nje takim me operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit në këtë qark dhe përkatësisht me përfaqësues nga baxho qumështi, fabrika dhe stabilimente të përpunimit të qumështit. AKU përgjatë këtyre takimeve po inkurajon operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, që të plotësojnë raportet e vetëkontrollit për plotësimin e standardeve të sigurisë ushqimore, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
Rëndësia që ka qumështi si lëndë e parë dhe e gjitha veprimtaria e procesit të përpunimit të tij si dhe kushtet higjieno-sanitare në këtë proces, janë nënvizuar gjatë takimit nga AKU. Gjithashtu i pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Drejtorisë së Bujqësisë të Qarkut Durrës , ku detajoi një skemë kontrolli për fermerët të cilët kanë mbi 10 lopë, mbajtjen e një regjistri për vaksinimet e tyre si dhe shërbimet mjeksore- protokolle për mjekimet e tyre. Operatorët e biznesit të pranishëm në këtë takim shprehën interesin e tyre për nismën e AKU-së për inkurajimin e plotësimit të listave të vetëkontrollit, si mënyra më e mirë dhe hapi ia parë i sigurt për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve .
26/03/2018
26/03/2018