SHPËRTHIM I SALMONELOZËS I LIDHUR ME PRODUKTET E IMPORTUARA ME BAZË SUSAMI

 

EFSA dhe ECDC kane publikuar raportin mbi gjetjet e riskut ten je infeksioni te ri me Salmonele të lidhur me produktet me bazë susami në BE / EEA.

Pesë shtete evropiane kanë raportuar infeksione me salmoneloze të lidhur me konsumin e produkteve me bazë susami, si tahini apo hallvë të importuar nga Siria.

Që nga Janari 2019 numri i të infektuarve ka arritur në 121 në Danimarke, Gjermani, Hollandë, Norvegji dhe Suedi. Me këtë shpërthim janë gjetur disa lloje Salmonele:

  1. Mbandaka, S.Havana, S.Orion, S. Amsterdam, S. Senftenberg, dhe S. Kintambo.

Produktet janë të paketuara me vakum dhe gati për konsum, që sugjeron se kontaminimi ka ndodhur përpara mbërritjes në tregun evropian.

Masat e kontrollit për lotet e përfshira të produkteve janë implementuar që në Gusht 2020. Megjithatë, rastet kanë vazhduar të raportohen deri në Shtator 2021. Kjo për shkak se këto produkte kanë një jetëgjatësi të gjatë dhe akoma ruhen në shtëpitë e njerëzve.

 

Raportin e plotë e gjeni në link: https://www.efsa.europa.eu/sites/default/files/2021-10/en-6922.pdf

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme