AKU kryen 334 inpektime dhe monitorime

Trupat inpektuese të AKU-së kanë vijuar dhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin.

Këshillohet vazhdimisht në bizneset ushqimore që të jenë të pajisuara me dokumentacionin e plotë për sigurinë ushqimore, kushtet higjieno-sanitare, si dhe ndjekja me rigorozitet e protokollit të Sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Janë bllokuar 100 kg të produktit djathë në një subjekt me destinacion asgjësimin, pasi analizat e marra gjatë monitorimit kanë rezultuar pozitive, me ngarkesë bakteriale.

Në kuadër të Planit të Marrje së Mostrave janë marrë 42 mostra, kryesisht për monitorim qumështi dhe në perime për mbetje pesticidesh.

AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme