DRAKU Fier vijon monitorimin dhe kontrollet në terren në përgjigje të situatës së krijuar në vend nga COVID-19

 

 

Në sfidën ndaj COVID-19, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur grupe kontrolli dhe monitorimi në të gjithë vendin, me qëllim forcimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e çdo mundësie për përhapjen e virusit dhe rrezikimin e shëndetit të konsumatorëve.

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Fier ka vijuar monitorimet, por edhe kontrollet zyrtare, në bashkëpunim me konsumatorët, duke këshilluar dhe ndërgjegjësuar subjektet kryesisht me aktivitet “Furrë buke” dhe “Market ushqimore”, për nevojën e shtimit të masave të sigurisë.

Zbatimi i kushteve të mira higjeno-sanitare, mosabuzimi me çmimet, por të gjendurit pranë çdokujt në nevojë në këtë situatë të vështirë, nga njëra anë, si dhe mbajtja e mjeteve mbrojtëse, uniformave dhe shmangien e prezencës së shumë qytetarëve brenda subjektit, nga ana tjetër, janë fokusi i veprimtarisë inspektuese të AKU-së gjatë këtyre ditëve.

Në sajë të shtimit të kontrolleve, si dhe bashkëpunimit më konsumatorët, ndaj një subjekt me aktivitet “Furrë buke” të konstatuar në shkelje të kërkesave ligjore u mor masa administrative “Gjobë”.

Shtimi i kujdesit i shërben shëndetit të gjithësecilit prej nesh!

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme